Tmerr në Lezhë, një person gjendet i vdekur në kanal

20.03.2020 19:15:34

Një person është gjetur i vdekur në një kanal në fshatin Rraboshtë të Lezhës. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë parë trupin e viktimës në kanal.

Viktima është shtetasi Lek Gjoka. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat.

Akoma nuk ka informacion se kush është shkaku i vdekjes teksa mësohet vetëm se ka pasur probleme shëndetësore.