Todor Petrov: Gjykata Kushtetuese do të vendosë për legjitimitetin e Talat Xhaferit

09.05.2017 19:22:47

Todor Petrov nga Kongresi Botëror Maqedonas theksoi se Talat Xhaferi është kryetar jolegjitim i Kuvendit të Maqedonisë, edhe përkundër faktit që vendimi tashmë është shpallur në Gazetën Zyrtare.

“Sot dorëzova iniciativë në Gjykatën Kushtetuese dhe mendoj se derisa Kushtetuesja nuk vendos për legjitimitetin e Talat Xhaferit, ai është kryetar joligjor. Sipas meje ai është zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit”, deklaroi për TV Nova, Petrov.

Ai tha se janë shkelur një numër i madh i ligjeve në Kuvend për të cilët mund të ngrihen padi penale dhe të kërkohet përgjegjësi.