Todorov: Një e treta e aparateve të reja do të dedikohen për qendrën e klinikave “Nënë Tereza”

01.11.2016 18:46:47

Zv.kryeministri dhe ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, duke u përgjigjur para gazetarëve për projektin për furnizimin e 3700 aparateve mjekësore në vlerë prej 33 milionë euro, deklaroi se një e treta e këtyre aparateve janë për qendrën e klinikave “Nënë Tereza”.

“Ky është lajm i shkëlqyer për të gjithë punonjësit shëndetësor, pacientët dhe qytetarët, sepse në këtë mënyrë seriozisht do të ripërtrihen pajisjet të cilat gjenden në shëndetësinë e Maqedonisë, por edhe do të furnizohen me pajisje që nuk ka pasur”, deklaroi Todorov.

Ai theksoi se kjo tregon fokusin e Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe nevojat reale sepse këtu ka një fluks të madh të pacientëve me nevoja të ndryshme të cilët kanë nevojë të trajtohen me pajisje mjekësore bashkëkohore.