Tornado e tmerrshme në Dallas, i fluturon materialet 6 kilometra në ajër

21.10.2019 19:02:16

Tornado të frikshme dhe stuhi të fuqishme janë përplasur mbi Dallas, duke shkaktuar panik mes banorëve në zonat e goditura prej tyre.

Më frikësuesja ishte një tornado “gjigande” që shkaktoi dëme të konsiderueshme në anën perëndimorë të qytetit. Por edhe pse dëme janë të mëdha, fatmirësisht nuk ka raporte për viktima në njerëz.

“Duke marrë parasysh rrugën që mori tornado, e cila kaloi në në një pjesë mjaft të dendur të populluar të qytetit tonë, ne duhet ta konsiderojmë veten me fat që nuk humbëm asnjë jetë, dhe nuk pati asnjë dëmtim serioz”, u shpreh kryetari i bashkisë së Dallasit, Eric Johnson.

“Dëmi i pronës, nuk na shqetëson shumë, jemi përballur me gjëra të tilla edhe më parë, prioriteti ynë numër një është që njerëzit të jenë të sigurt,” ka deklaruar ai. Tromba e fuqishme e ajrit sipas raporteve në median vendase, ka ngriti mbeturina në ajër në lartësinë 6 mijë metra!