Toronto fiton titullin në Lindje dhe “kap” finalen e madhe të MLS

Toronto fiton titullin në Lindje dhe “kap” finalen e madhe të MLS

30.11.2017 11:03:52

 

Toronto ndërkohë pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë iu fal një finalizimi të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jozy Altidore për të kaluar Columbus dhe për të fituar për të dytin vit radhazi titullin kampion në Konferencën e Lindjes, transmeton Super Sport. Duhet theksuar se në pjesën e parë spanjolli Victor Vazquez kishte humbur një 11-metërsh për kanadezët. Për Giovincon, Altidore e Bradley tre yjet e Torontos tashmë misioni do të jetë të fitojnë titullin kampion në këtë sezon të MLS.