Trafik droge në Zvicër/ Dy vëllezërit në syrin e OFL, 5 vjet më parë humbën pasurinë 135 milionë lekë

16.07.2020 14:31:05

esë vjet më parë, pas hetimeve që asokohe u kryen nga Shqipëria dhe Zvicra autoritetet hetimore morën vendimin e konfiskimit të një sasie prej 135 milionë lekësh të vjetra në disa llogari bankare në emër të shtetasit Elidon Bojko, i dënuar në Zvicër për trafik lëndësh narkotike.

Në bazë të informacionit ky shtetas dhe vëllai i tij Aleksandri ushtronin aktivitet kriminal në Zvicër, prej nga kanë sjellë shuma të konsiderueshme frangash, të cilat ishin depozituar në kohë të ndryshme në llogari bankare në emër të tij dhe familjarëve.

Sipas dosjes që ndodhet tashmë në arkivin e Prokurorisë Elidon Bojko dhe Aleksandër Bojko ishin subjekt i hetimit pasuror sipas ligjit Antimafia. Pasi u kryen verifikimet e duhura hetimore paraprake edhe ndaj familjarëve të tyre u identifikuan pasuri, të cilat nuk justifikoheshin nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohej se ishin vënë përmes veprimtarisë kriminale.

Në fakt, për shtetasin Elidon Bojko ka pasur edhe një masë arresti në 13 janar të vitit 2002 nga Policia zvicerane, pasi u kap me një sasi heroine. Nga dosja hetimore dhe në vendimin gjyqësor të datës 19 shtator tëp o këtij viti të Gjykatës Cheux-de-Fonds Zvicer rezulton se shtetasi Elidon Bojko përveç sasive të lëndëve narkotike të sekuestruara kishte dërguar në Shqipëri për periudhën që nga gushti 2001 deri në dhjetor 2001 sasinë prej 134.000 CHF(franga zvicerane).

Ndërsa vëllai i tij Aleksandri ishte treguar i kujdesshëm. Edhe pse sipas prokurorisë ishte Aleksandri që bënte trafikun më të madhe të drogës ai nuk kishte transferuar para, por këtë e bënte vetëm Elidoni.

Por duket se telashet për dy personazhet Bojko nuk janë mbyllur para 5 vjetësh. Sepse, paraditen e sotme OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularin dhe kërkon të dhëna për pasurinë e tyre, duke lënë si afat vetëm 48 orë.