Trafik organesh, media italiane: Një mjek rus arrestohet në Tiranë

30.09.2016 11:42:11

Një mjek rus është arrestuar në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur medita italiane, “Rai News”, ku shkruan se Boris Wofman, administrator i një klinike klandestine mjekësore, e dyshuar se merrej me transplatimin ilegal të organeve njerëzore e shitjen e tyre në tregun e zi në të gjithë botën.

Dhuruesve të organeve u premtohej 15 mijë euro për një veshkë të shitur, por pas transplatimit të organit ata nuk kanë marrë asnjë lekë. Mjeku Boris Wolfamn, akuzohet për rreth 30 operacione transplatimi ilegal organësh.

Boris Wolfman, i datëlindjes 1984 ka lindur në Ukrainë dhe është mbajtës i dy nënshtetësive ruse e izraelite. Sipas medias italiane dhuruesit e organeve janë kryesisht shtetas rus e nga vende të tjera të ish Bashkimit Sovjetik.

Klinika në pronësi të mjekut rus Boris Wolfman, quhej Medicus dhe pronarët e saj  janë dënuar me 7-8 vjet burg.