Tragjedi në detin Mesdhe, përmbyset varka me mbi 100 emigrantë

14.01.2017 16:30:31

Një varkë plot me emigrantë është përmbysur rreth 30 milje në veri të brigjeve të Libisë. Deri tani janë gjetur tetë trupa të pajetë dhe katër të mbijetuar, të cilët kanë raportuar se në bord ndodheshin 107 persona.

Operacioni i kërkim-shpëtimit është koordinuar nga forcat operacionale të Rojës Bregdetare të Romës. Në zonën e tragjedisë, kushtet e motit janë shumë të këqija.

Drejt zonës po ashtu janë drejtuar njësi të ndryshme të marinës detare të mbështetura nga mjetet kufitare, përfshirë një avion dhe helikopter dhe disa anije tregtare.