Tragjike në Itali, shqiptari përplaset për vdekje nga një kamion

07.04.2018 17:33:59
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari është i moshës 52-vjeç, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.

Ngjarja e rëndë është shënuar në rrugën Boffalora-Malpensa, ku shqiptari ka qenë duke ecur në rrugë, ndërsa është përplasur nga një kamion, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme atij.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarje të rëndë.