Trajneri i cirkut sulmohet nga një luan (Video)

01.12.2016 16:25:30

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur një trajner cirku është sulmuar nga një luan, gjatë një shfaqje cirku në Egjipt, duke e lënë atë me dëmtime të mëdha.

Trajneri Islam Shaheen, 35, ishte filmuar duke lëvizur me një shkop – gjatë një performance në Aleksandri, përcjell Telegrafi.

Derisa ai po zbavitej, një luan, shkruajnë mediat e huaja, vjen dhe e sulmon trajnerin.

Kjo ka bërë që, me ndaljen e muzikës të dëgjohen edhe britmat e të paranishmëve dhe largimi i tyre.

Po sipas medieve të huaja, Shaheen u dërgua me shpejtësi në një spital, por për fat të keq nuk iu mbijetoi plagëve të marra.

Sipas vëllait të tij, ai kishte punuar për më se 10 vjet si trajner cirku.