Transportonte gurë dhe kanabis për në Greqi, pranga shoferit

14.12.2016 13:44:54

Një tjetër operacion i FRONTEX dhe policisë greke është zhvilluar sot në aksin rrugor Kakavijë-Janinë. Një furgon që kishte ndaluar 3 km larg doganës së Kakavijës, është kontrolluar nga forcat policore.

Në furgonin që transportonte gurë nga Shqipëria, janë gjetur dhe sekuestruar brenda në  kabinën e shoferit, 121 pako me 135 kg 600 gram kanabis.

Ne pranga ra shoferi shqiptar 36-vjeçar, emri i te cilit nuk është bërë me dije.