Tre persona sulmojnë me thikë serbin në veri të Mitrovicës

13.09.2016 12:47:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë sulmuar me thikë një serb në rrugën “Kollashini” në veri të Mitrovicës.

“Viktima mashkull K-Serb ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur e kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë dhe ia kanë grabitur një telefon. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.