Tre persona tentuan të hidhnin policinë në erë, terroristi i parë ua “prishi” planin e tyre

10.01.2017 16:13:02

Drejtoria e Policisë në Gaziantep të Turqisë është sulmuar nga tre persona, ku njeri prej tyre është ekzekutuar nga forcat e sigurisë.

Ndërkohë, dy të tjerët kanë mundur të largohen.

Mësohet se tre personat tentuan që të hynin në godinë duke shpërthyer një bombë fillimisht, të cilën e kishte të vendosur në trup njëri prej tyre, shkruan Hurriyet, ndërkohë që pas këtij shpërthimi pritej që të ndërhynin edhe dy të tjerët duke përfituar nga rrëmuja e krijuar.

Plani i sulmuesve është prishur në momentin kur është pikasur terroristi i parë duke u neutralizuar nga policia.