Tre teologët shqiptarë muslimanë që ishin firmëtarë të aktit të pavarësisë, më 28 nëntor 1912

10.10.2018 19:22:46

Nga Gazmend Hoti

 Haxhi Vehbi Dibra

 Firmetar i Aktit te Pavaresise. Klerik i larte. veprimtar i levizjes kombetare shqiptar, Mori pjese ne vititn 1909 ne Kongresin e Dibres, mbeshteti alfabetin me shkronja latine te Kongresit te Manastirit. Me 28 nentor 1912 ne krye te delegateve te Dibres, merr pjese ne Kuvendin Kombetar te Vlores ku u zgjodh kryetar i Pleqesise. Ka luajtur rol te rendesishem ne organizmin e kryengritjes shqiptare te vitit 1913 kunder pushtimit serb ne zonen e Dibres. Ne vitin 1920 mbeshteti perpjekjet per rimekembjen dhe demokratizimin e shtetit te pavarur shqiptar,[1] si dhe myftiu që dha fetvanë për Flamurin Kombëtar, kryetari i parë i Komunitetit Mysliman Shqiptar në vitet 1923 – 1929, dijetar i shquar dhe patriot.[2] I pakrahasuari, dibrani me vizion të gjerë patriotik dhe realizues i vizionit të tij për pavarësinë e Shqipërisë dhe ndërtimin e shtetit të parë shiptar për dje, sot dhe në të ardhmen. Bëmat e Haxhi Vehbi Dibrës për gjuhën shqipe, për Flamurin Kombëtar kështu siç e kemi, për lirinë, kompaktësinë e pavarësinë e popullit shqiptar, për bashkëjetesën paqësore pa dallim të besimit fetar e krahinor dhe për formimin e jetën e shtetit të parë shqiptar, formuan personalitetin e tij si intelektual patriot, atdhetar, luftëtar trim dhe udhëheqës për bashkëjetesë paqësore pa dallim krahine e besimi fetar.[3]

 Haxhi Vehbi Agolli (Dibra) lindi në Dibër të Madhe me 12.03.1867, në një familje të nderuar, në familjen e Agollëve, të njohur për veprimtari fetare dhe atdhetare, ishte djali i Ahmed Efendi Agollit, hoxhë i respektuar, Myfti i Dibrës së Madhe.

Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet e larta në Stamboll. Pas kryerjes së studimeve teologjike dhe specializimit në fushën e filozofisë islame, logjikës, shkencave juridike[4], ku përveç studimeve fetare, merrej edhe me veprimtari atdhetare-kombëtare… Ai zotëronte arabishten dhe osmanishten..

Firmoi vendimin e pavarësisë me siglën në turqisht “Vehbi Dibra”

Cila është veprimtaria e tij për Shqipëri?

Në vitin 1908, mori pjesë në Kongresin e Manastirit…

Në vitin 1909, mori pjesë në Kongresin e Dibrës, ku u zgjodh kryetar i Kongresit…

Në vitin 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, në Ditën e Flamurit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 Nëntor, ishte përfaqësues i Dibrës…

Në Qeverinë e Parë të Shqipërisë, Haxhi Vehbi Dibra zgjidhet Kryetar i Pleqësisë, zgjidhet edhe nënkryetar i Qeverisë…

Kur Ismail Qemali për ndonjë arsye, mungonte, ishte Haxhi Vehbi Dibra që e zëvendësonte…

Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë e ngarkon Haxhi Vehbi Dibrën me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipërisë…

Në vitin 1916, nuk qe e rastit kur ngarkohet me detyrën e Kryetarit të Gjyqit të Naltë të Sheriati. Në vitin 1923, Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh Kryetar i Kongresit të Parë të Myslimanëve Shqiptarë, detyrë të cilën e vazhdoi deri në vitin 1929.[5]

Fetvaja (ligjshmëria islame) e dhënë nga H. Vehbi Dibra në Kuvendin e Vlorës

Hafiz Murteza Ali Struga

             

Ai ka lindur në Strugë, në vitin 1878. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Strugë. Që në moshë të re, i dedikoi shumë kohë përhapjes së gjuhës shqipe, sidomos te fëmijët e familjeve të varfra. Kjo veprimtari u zgjerua më tej, në kohën kur doktor Myrtezai, së bashku me Nuri Sojlin dhe Zydi Ohrin themeluan një shkollë shqipe, e cila kishte shtrirjen e vet në Strugë, Ohër, Pogradec dhe fshatrat përreth. Në vitin 1903, ai vendosi të largohet për studime të larta në Stamboll, ku pas përfundimit të shkollës për Teologji dhe Hafizit ( Memorizimit) te Kur’anit, mendon t’i vijojë studimet edhe në Universitetin francez të Mjekësisë të Stambollit. Emri i tij gjendet edhe në radhën e studentëve të viteve 1909-1910, së bashku me Dr. Omer Nishanin, me të cilin kishte lidhur një miqësi të ngushtë.[6]  Në Kuvendin e Vlorës, në nëntor 1912, përfaqësoi Strugën dhe me këtë status firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë, me siglën “Dr. H. Myrteza”.

 Myrteza Ali Struga kthehet në vendlindjen e tij, në Strugë, tashmë me diplomën e fakultetit të teologjisë së Stambollit dhe me diplomën e mjekësisë të universitetit francez të mjekësisë të Stambollit. Prej atje merr me vete edhe mjaft libra të abetares shqipe, me synimin e mëtejshëm për të punuar edhe në fushën e arsimit, krahas atij të mjekut.

Nuk ishte aspak rastësi që në prag të ngritjes së flamurit në Vlorë, ai së bashku me Zydi Ohrin dhe Nuri Sojlin zgjidhen delegatë të Ohrit dhe të Strugës për në Kuvendin e Vlorës në vitin 1912. Ata nisen inkognito, që të mos diktoheshin nga autoritetet turke, sepse mund t’i pengonin dhe t’i arrestonin, siç bënë edhe me të tjerë dhe mbërrijnë atje në kohë, më 27 nëntor të vitit 1912. Mes bashkëatdhetarëve të tij ai e ndjente veten të gëzuar dhe entuziast, sepse ndodheshin përpara një evenimenti aq të rëndësishëm siç ishte Shpallja e mëvetësisë së Shqipërisë, aq e ëndërruar prej të parëve tanë. Në fund, bashkë me të tjerët, ai vë firmën e tij (numri 31) me siglën Dr.H.Myrteza Aliu, ku Aliu ishte babai i tij, ndërsa germa “h” përfaqësonte titulli edhe si hafëz.[7]

Shërbeu në Tiranë si mjek dhe farmacist, ku dhe vdiq vitin 1937.

Ferit Vokopola 1887-1967

Firmetar i Aktit te Pavaresise. Teolog, ekonomist, poet, publicist, minister, deputet. Ne nentor te vitit 1912, u zgjodh delegat i Lushnjess  ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen ” M. Ferit Vokopola “. Ferid Vokopola ishte perfaqesues i Beratit, ne Parlamentin shqiptar nga viti 1923-1939. Minister i Bujqesise ne kabinetin e Iljaz Vrionit (1927-1928).[8]

Ferit Vokopola lindi në Vokopolë të Beratit më 18 gusht 1887. Atdhetar dhe njëri nga pjesëmarrësit e Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Në vitin 1920 ishte ndër organizatorët e Kongresit të Lushnjës. Ai iu përkushtua fesë dhe ishte ndër themeluesit e Medresesë së Tiranës dhe bashkëpunëtor i njohur i shtypit laik e fetar. Autor i veprës “Gjëmimi i Tomorit”, përmbledhjes me vjersha “Symbyllazi me ëndërrime” dhe vëllimit me poezi “Fluturimet e shpirtit”.

Ferit Vokopola përktheu Kur’anin dhe la në dorëshkrim Kalendarin osman. Në shtypin shqiptar të viteve ‘20-‘30 ndriçoi pena e fuqishme e tij, si një prej figurave poliedrike të kohës.

Studioi në Universitetin e Stambollit për drejtësi dhe ekonomi. Ai ishte politikan, ekonomist, teolog, poet, filozof dhe eseist.[9] Ai është përfaqësuesi më i shquar i misticizmit islam në Shqipëri, në gjysmën e parë të shekullit 20-të, dhe radhitet një ndër iranologët më të rëndësishëm shqiptar. Poezia e poetit Ferid Vokopola është e udhëhequr tërësisht nga misticizmi dhe qëndron në tre përbërësit kryesor, njeriu, natyra dhe Zoti, ku mbi të gjitha qëndron Zoti. Për të ilustruar tre komponentët e mësipërm, po jap një strofë nga poezia “Mbarështrimi i gjithësisë” të botuar në librin e tij, “Fluturimet e shpirtit”.

“ Si një gjë të vogël mos e kujto njerëzinë,

Se në brendësinë e saj ka një botë!

Rrezet e gjithësisë nga një pikë vinë…

Dhe pastaj kthehen tek i madhi Zot…”

Gjatë periudhës 1920-1928 u zgjodh deputet i Vlorës, kurse gjatë viteve 1928-1939 deputet i Beratit. Pikërisht në këtë kohë, në bashkëpunim me Sali Vuçiternin e të tjerë, ai bëhet një nga organizatorët kryesorë për themelimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe jep një kontribut të ndjeshëm për ngritjen e Medresesë së Përgjithshme të Tiranës.

Me përkthimin e vargjeve Kuranore dhe të mësimeve të profetit Muhamed a.s, dhe botimin e tyre në faqet e revistës “Njeriu” të edituar dhe drejtuar nga Ferid Vokopola u kontribuua në formimin e një pikëpamjeje bashkëkohore mbi moralin, filozofinë, edukimin, qytetërimin dhe besimin islam. Edhe në fushën e përkthimeve nga osmanishtja, ai u shqua mbi të tjerë, duke prurë në shqip thesare të letërsisë dhe kulturës perse në veçanti dhe asaj islamike në përgjithësi.
“Rubaij-jati” (Rubairat) i Omar Kajamit u botua për herë të parë më 1942, në Tiranë, vepër në vargje prej 139 faqesh i Hafiz Ali Korçës. Me kërkesë të tij, Ferid Vokopola shkroi parathënien e kësaj vepre fondamentale të kulturës perse, që vinte në shqip për herë të parë.
Revista “Njeriu” ishte organ i shoqatës “Drita Hyjnore”., e themeluar nga Ferid Bej Vokopola.

Në fushën e legjislacionit Ferid Vokopola u shqua si një nga ligjbërësit kryesorë të Parlamentit të viteve ‘20-‘30. Ai së bashku me deputetë të tjerë të besimit mysliman përgatitën dhe miratuan në parlament Kodin Civil të viteve ’30 dhe që u vlerësua si hapi më i rëndësishëm për përparimin dhe zhvillimin e vendit.

Në mesin e shumë studiuesve të “Kuranit” në botë, bëjnë pjesë edhe shqiptarët, të cilët kanë dhënë mendime dhe vlerësime për librin e shenjtë, Kuranin. Ndër të parët që u morën me studimin e Kuranit në mbarim të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, ishin Ferid Vokopola, Hafiz Ali Korça dhe Haxhi Vehbi Dibra. Këta studiues pa dyshim bëjnë pjesë në bashkësinë e artë të studiuesve më të famshëm shqiptarë të Kuranit, gjatë shekullit që lamë pas. Pushteti komunist e burgosi. Në qelinë e burgut nuk ra as në dëshpërim, as në pesimizëm. Në këtë kohë ai shpesh thoshte:  “Unë nuk jam as pesimist dhe as optimist, por mundësist”. Dhe ai kishte të drejtë, mbasi mundësia vjen vetëm me punë dhe përkushtim të inteligjencës krijuese në krijimin e vlerave të shoqërisë dhe të kombit.
I bindur  në pikëpamjet e tij islame, ai iu dedikua përkthimit të Kuranit, punë të cilën ai e vazhdoi dhe e përfundoj për dhjetë vjet. Kur doli nga burgu, ai gjeti rreth e rrotull mjedise të tjera, larg lirisë së fjalës e të mendimit, kundërshtarë deri në armiqësi ndaj fesë.
Në këto rrethana, duke zotëruar gjuhët orientale, ai iu ofrua Institutit të Historisë si bashkëpunëtor, duke i kaluar vitet e pleqërisë deri sa vdiq në vitin 1969, si përkthyes i dokumenteve historike nga osmanishtja.[10]

[1] https://www.shqiperia.com/Kush-jane-burrat-qe-firmosen-Deklaraten-e-Pavaresise.19209, (me datë 07.10.2018).

[2] http://hoxhallaret.al/2018/02/07/haxhi-vehbi-dibra-agolli-1867-1937, (me datë 07.10.2018).

[3] https://kohaislame.com/haxhi-vehbi-dibra-1867-1937, (me dat ë 07.10.2018).

[4] http://dibraexpress.com/haxhi-vehbi-agollidibra, (me datë 07.10.2018)

[5] http://zaninalte.al/2017/03/h-vehbi-dibra-dijetar-dhe-personalitet-i-shquar-mysliman-shqiptar, (me datë 07.10.2018).

[6] https://sq.wikipedia.org/wiki/Myrteza_Aliu, (me datë 08.10.2018).

[7] http://shekulli.com.al/dr-myrteza-ali-struga-patriot-i-shquar-shqiptar, (08.10.2018).

[8] https://www.shqiperia.com/Kush-jane-burrat-qe-firmosen-Deklaraten-e-Pavaresise.19209,( me datë 07.10.2018).

[9] http://zaninalte.al/2015/10/firmetari-i-pavaresise-ferit-vokopola-personalitet-i-shquar-islam, (me datë 07.10.2018).

[10] https://orientalizmi.wordpress.com/2011/07/18/ferid-vokopola-rebeli-i-lushnjes-qe-perkthente-kuranin-dhe-dashurite-e-khajamit, (me datë 08.10.2018).