Treg i varfër i punës për vetëfinancim të studimeve (Video)

01.04.2018 10:52:07

Të rinjtë janë të gatshëm që të punojnë për të financuar studimet e tyre dhe t’ua lehtësojnë barrën prindërve, prej të cilëve kryesisht janë të varur.

Në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, të rinjtë, thonë se kanë hulumtuar tregun e punës, për të gjetur punë me orar të përshtatshëm që nuk i pengon për studime.

Por, shumica e tyre thonë se është vështirë për të gjetur diçka të tillë.