Treni rus nuk vjen në Merdar

31.01.2017 22:34:54
Nga Srbija Voz sonte erdhi lajmi se “treni tematik”, siç kanë zënë ta quajnë mediat serbe trenin nacionalist me ikona fetare serbe, me motive kishtare nga Kosova dhe ma fjalitë provokuese në 21 gjuhë “Kosova është Serbi” , e ka ndërruar itinerarin.
“Treni rus” nuk do të vijë nesër në Merdar në relacionin Nish-Prokuple-Merdare”, thotë njoftimi pa dhënë ndonjë sqarim.

Më herë ishte thënë se ky treni nesër do t’ia afrohej Merdarit, kufirit Kosovë – Serbi.

Nuk dihet pse është ndërruar destinacioni i tij, porse treni në vend se deri afër Merdarit, nesër do të lëvizë në drejtimin Beograd – Dunav – Vrsac.

Sipas njoftimi ky tren nga Beogradi për në Vrsac do të niset në ora 07:34.