VMRO-DPMNE reagon ashpër ndaj kryeministrit grek

31.01.2017 22:37:44
VMRO-DPMNE sot ka reaguar ndaj kryeministrit grek, Aleksis Tsipras i cili në nje takim me Aleksandr Vuçiq e akuzoi Maqedoninë për iredentizëm dhe nacionalizëm.
Republika e Maqedonisë as nuk ka pasur dhe as nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë. Republika e Maqedonisë dhe populli vetëm e kanë mbrojtur të drejtën e tyre të vetëpërcaktimit dhe indentitetin e tyre. Republika e Maqedonisë nuk ka vendosur sanksione ndaj Greqisë. Përkundrazi, Greqia ishte pala e cila i mbylli kufijtë dhe e cila me veto e bllokoi vendimin për anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO. Greqia është pala e cila deri më sot nuk lejon efektuimin e rekomandimeve pozitive për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

“Me këto deklarata dhe ofendime që nuk mbajnë aspak ndaj Maqedonisë dhe popullit, kryeministri grek nuk kontribuon për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinje dhe as nuk tregon të paktën pak vullnet në tejkalimin e problemit të cilin e ka Greqia me emrin tonë. Me këto deklarata Cipras tregon se ai nuk ka vullnet për zgjidhjen e kontestit, ndërsa jo Republika e Maqedonisë të cilën e akuzon”, vlerëson partia e cila së fundi nuk arriti ta krijojë qeverinë.