Treshja: Hashimi, Ramushi e Kadriu, janë e zeza pa asnjë të bardhë e Kosovës

30.12.2017 13:12:47

Nga: Sinan Kastrati

Një miku im para disa ditëve më shkruajti një letër me “këshilla”, se “ e kam ranu dorën” e fjalë të ngjashme. Më kritikonte se po shkruaj pakë si tepër e me gjuhë të rëndë për politikanët.

Ai, miku im, nëse askush nuk ja ka pa hajrin kti hyqmi, ai ia ka pa hajrin me buquk. Bereqeti i ka hy për derë e për pengjere. I ka rahatua krejt familjen në poste të ndryshme, aty ku punohet pakë e ka pare shumë.

Unë i premtova mikut tim se më nuk nuk do të shkruaj kundër askujt ose nuk do të shkruaj fare. Por kur e sheh se çka po ndodh e çka po flasin e punojnë politikanët tanë, kush më shumë e kush më pak, mos më të fol goja, të flet … , rryza e shpinë të kërset e gopi i … të thehet.

Por qysh mos me shkruajt more miku im kur ti sheh  çka po flasin sidomos Hashimi, Kadriu e Ramushi?

I pari Hashimi, a na premtoi se nëse nuk bëhet FSK-ja ushtri, deri në fund të vitit 2017, do të jap dorheqje?. Sa për liberalizm vizash, ai ka premtua që nga viti 2014 dhe e ka caktua afatin kohor për disa muaj.

A kishte premtua Ramushi, ngjashëm si Hashimi se brenda 3 muajve do kemi liberalizim vizash, sikur ajo qenka në dorën e tij?. Tash thot deri në mars 2018.

Mua kujtua ajo meselja e burrit pijanec që për çdo natë shkonte dhe pinte raki e bënte pikën e sefasë nëpër hotele lluksoze. I prishye paratë, hargjonte dhe flente  në hotel. Një ditë i thot gruaja: -Njeri mos flej së pakut në hotel! Unë kam me të shërbye në shtëpi veç mos shko më në hotele. Ai ia dhe “besën” se më nuk ka me fjet në hotel.

Në mbrëmje burri filloi të pije në shtëpi ndërsa gruaja i shërbente. Pas mesit të natës, burri u qu dhe po e vesh pallton e po  mbath këpucët. Gruaja po e pyet: -ku po shkon tash? –A ja kam dhënë fjalën gruas se më nuk flej në Hotel.

Sot lexova se si Hashim Thaqi paska thënë se:” Hashim Thaçi ka deklaruar se me 1992 ka marrë pjesë në aksione në Drenas.

“Kam përdorur armë në aksione. Jam bashkëthemelues i UÇK-së. Qysh në vitin 1992 kam marrë pjesë në aksione në Drenas. Kam qenë që nga idetë fillestare të luftës çlirimtare. Asnjë ndihmë nga shteti shqiptar nuk e kemi marrë kurrë. Nuk e di që ka ekzistuar ndonjë vendim i qeverisë shqiptare për armatosjen e UÇK-së”

 Por Ai e kishte pranuar në vitin 2014, për EuroNews se roli i tij në luftën çlirimtare nuk ka qenë në vijën e parë të frontit, dhe se kishte qëndruar larg fronit të luftës.

“Unë kam qenë larg fronteve të luftës. Lufta ime ka qenë politike. Ne e kemi mundur Serbinë bashkë me bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo ka qenë fitore e madhe. Kurrë nuk kam dhënë urdhra që kanë shkelur ligjet ndërkombëtare. Ne kemi thyer ligjet e Milosheviçit, që kanë qenë diskriminuese. Sa u përket akuzave për organet, për herë të parë i kam dëgjuar nga raporti i Dick Marty. Kurrë nuk besoj se ndonjë ushtar i UÇK-së ka marrë organe të civilëve. Është një tregim fantastiko-shkencor që nuk mund ta besoj. Askush nuk e beson”, kishte deklaruar Thaçi në intervistën e tij për EuroNews.”.

Atherë shtrohet pyetja me të drejtë, cila është e vërteta ose kemi dy të vërteta apo dy rrena.

Dhe në fund: Urime viti 2018 me më pak rrena!

Malmö, 30 dhjetor 2017