Tri vjet burg për ata që nuk e respektojnë himnin e Kinës

05.11.2017 00:38:42

Kina ka miratuar një ligj që dënon me tri vjet burgim, të gjithë ata që nuk e respektojnë himnin kombëtar, raporton media shtetërore. Ndryshimet në legjislaturën penale, janë aprovuar nga parlamenti dhe Kongresi Kombëtar i Popullit (NPC), raporton agjencia e lajmeve Xinhua.

Sipas raportimeve, thuhet se “Rastet e mosrespektimit të himnit kombëtar në publik, mund të dënohen duke përfshirë, mohim të të drejtave politike, ndalim kriminal dhe burgim deri në tri vjet”. Qeveria kineze e ka bërë këtë njoftim, megjithatë nuk ka dhënë detaje shtesë rreth ligjit.