Kuvendari i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, që bazohet në të dhëna paraprake, shprehet se nxënësit në shkollën e Paskuqanit që janë paraqitur në Repartin e Toksikologjisë, kanë marrë kanabis, duke përjetuar një gjendje psikoze kolektive. Nëpërmjet një postimi në facebook, Tritan Shehu, jep edhe shfra konktete të nxënësve, që sipas tij kanë përdorur kanabis, moshën dhe gjininë e tyre, dhe shprehet se të dhënaz do të jenë edhe më shqetësuese, për shkak të rënies së çmimit të kanabisit.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Ne vazhdim te shqetesimit te ngritur ne Kuvend:
SIPAS TE DHENAVE PARAPRAKE, NXENESIT E SHKOLLES SE POSTKUQANIT, QE JANE PARAQITUR NE REPARTIN E TOKSIKOLOGJISE KANE NJE GJENDJE PSIKOZE KOLEKTIVE SI PASOJE E MARRJES SE KANABISIT NGA DISA PREJ SHOKEVE TE TYRE.
Jane reth 6 nxenese te moshave 12-14 vjec, qe paraqesin kete fenomen prej tymosjes se Kanabisit ne ambiente e jashteme te shkolles, nga 4-5 nxenes te tjere te moshes 14-15 vjec.
Mjeket jane impenjuar ne dhenien e ndihmes e berjen e ekzaminimeve perkatese.
FAKTI QE TASHME NXENESIT E SHKOLLAVE TONA TYMOSIN KANABIS PREJ MOSHES 12-13 VJECARE, ESHTE I NJOHUR.
Ne shume zona, vecanerisht ne ato rurale, kjo shifer shkon deri ne 70% te atyre moshave.
TASHME QE CMIMI I KANABISIT ESHTE ULUR SHUME PER SHKAK TE MBJELLJES MASIVE TE TIJ, PA DYSHIM KJO SHIFER DO TE RRITET.
Demet e kanabisit jane te shumta e te renda.
KANABISI ESHTE NJE DROGE.
Ministria e shendetesise dhe e aresimit ne bashkepunim, duhet te ndermarin nje ekzaminim horizontal te nxenesve ne keto mosha, nepermjet analizave te urines per kanabisin e drogat e tjera.
REZULTATET JAM I SIGURTE QE DO TE JENE SHUME SHQETESUESE.”






































