Trump insiston për deportimin e 11 milion ilegalëve nga SHBA

29.08.2016 21:53:00

Ndërsa mungojnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, kandidati republikan Donald Trump bën një tjetër hap sa i përket qëndrimeve të tij, duke sinjalizuar se nuk do të heqë dorë nga propozimi për deportimin e 11 milionë njerëzve që po jetojnë ilegalisht në SHBA.

Donald Trump i është rikthyer temës së emigracionit të paligjshëm me deklaratën se do të krijojë një sistem gjurmimi i cili të ndihmojë autoritetet ta vënë situatën nën kontroll. Ai të cilin miliarderi e përkufizoi si “program hyrje-daljesh” do të verifikojë personat që e vazhdojnë qëndrimin e tyre edhe pas përfundimit të vizës. Ndonëse prej disa kohësh u duk se ishte lëkundur disi nga ideja e ngritjes së murit me Meksikën, manjati njujorkez iu rikthye zotimeve polemizuese e premtoi t’i ndalohet emigrantëve të paligjshëm përfitimi i ndihmës sociale.

“Do të ndërtoj një mur të madh, do të ketë verifikime në mbarë vendin, do t`iu ndaloj emigrantëve të paligjshëm ndihmën sociale e do të zhvilloj një sistem gjurmimi falë të cilit të zhvendosen të gjithë ata që kapërcejnë afatin e vizës. Gjërat janë shumë të thjeshta: po nuk vumë rregull me skadimin e vizave, atëherë do të kemi një kufi të hapur dhe krime gjithandej. Kjo duhet të marrë fund”, tha Trump.

Që nga dita e tij e parë si President, ai do të niste, siç e pohon dhe vetë, deportimin e atyre që nuk kanë dokumente të rregullta qëndrimi në Shtetet e Bashkuara. Trump përmendi vdekjen e kushërirës së yllit të NBA, Dwayne Wade, e cila u vra në Çikago kur plumbat e nisura për një person tjetër e qëlluan në krah dhe në kokë.

“Kushërira e Dwayne Wade, një goxha djalë ai Dwayne, mbeti viktimë e disa të shtënave tragjike në Çikago. Vdiq ndërsa shtynte karrocën e fëmijës së saj. Qëllohet njeriu kështu kot, thjesht duke ecur në rrugë. Është e tmerrshme dhe po bëhet gjithmonë e më keq”, shtoi Trump.

Kandidati republikan në presidencialet e nëntorit shkroi në Twitter se vrasja e 32-vjeçares vërtetonte komentet e tij të fushatës mbi dhunën në komunitetet minoritare dhe e cilësonte një arsye më shumë përse duhet të ketë mbështetjen e votuesve afro-amerikanë. Por ish-guvernatorja e Alaskës Sarah Palin ka paralajmëruar kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump për zhgënjimin masiv në vend  nëse ai çon përpara planin e tij për të deportuar emigrantët e paligjshëm.

Biznesmeni nga Nju Jorku shënoi një fitore befasuese në fillim të garës së primareve me një gjuhë të ashpër ndaj emigrantëve, vecanërisht ndaj meksikaneve duke i quajtur ata kriminele dhe përdhunues. Madje ai tha se do të ndërtojë një mur me Meksikën, teksa kritikat nuk munguan as nga brenda partisë. Ndërkohë ekipi i fushatës së Hillary Clinton nxitoi të publikonte një deklaratë ku thuhej se planet e Trump për emigracionin nuk do të rishikoheshin pavarësisht sugjerimeve të Conway. Por nëse kjo do të ndodhte nuk do të ishte hera e parë që ai do të bënte një hap prapa në politikat e ti