Trump kritikon kompanitë e makinave në Meksikë

22.01.2017 22:35:52

Trump: Së shpejti rineogcimi i marrëveshjes së NAFTA-s me Kanadanë dhe Meksikën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se së shpejti do të fillojë “rinegocimin”  për Marrëveshjen e Amerikës së Veriut për Tregti të Lirë (NAFTA) me homologët e tij kanadezë dhe meksikanë.

Takimet kanë qenë të planifikuar me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau dhe presidentin meksikan Enrique Pena Nieto, tha ai.

Marrëveshja  e NAFTA-s  në mes të tria vendeve ka hyrë në fuqi në vitin 1994.

Trump e ka quajtur atë marrëveshjen të pavend të tregtisë që ShBA-të kanë nënshkruar  ndonjëherë.

Në webfaqen e Shtëpisë së Bardhë   theksohet se në qoftë se Kanadaja dhe Meksika refuzojnë të pranojnë një rinegocim të NAFTA-s  që ofron një “marrëveshje të drejtë” për punëtorët amerikanë, atëherë Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen krejtësisht nga marrëveshja, transmeton KosovaPress.

Prishja e marrëveshjes NAFTA mund të jetë shumë e rrezikshme për të tre ekonomitë dhe ka pasur mjaft personazhe publikë, të cilët e kanë cilësuar si të padrejtë prishjen e një anshme të saj.