Trump nuk e do rrogën e Presidentit (Video)

12.11.2016 09:34:35

Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk do ta pranojë pagën e presidentit të SHBA-së.

Menjëherë pas kësaj, u tha se Trump nuk e pranon pagën pasi ka të ardhura të mira, shkruan CBS News.

Kujtojmë se gjatë fushatës së tij, gjegjësisht më 17 shtator të vitit 2015, Trump ka thënë se “nëse zgjidhem President, nuk do e pranoj asnjë pagë të presidentit. Nuk çon peshë te unë kjo aspak”, ka thënë Trump, transmeton Express.

Megjithatë, paga e Presidentit të SHBA-së është 400 mijë dollarë.