Trump përjashto nga ushtria transgjinorët

26.08.2017 22:39:32
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një memorandum, përmes të cilit ka rivendosur ndalimin e transgjinorëve në ushtri, masë kjo e aborguar nën Barak Obamën.

Memoja po ashtu ndalon përdorimin e fondeve qeveritare për operacionet e konfirmimit të gjinisë për personelin aktiv.

Por, Trump e la në duart e sekretarit të mbrojtjes Jim Mattis, të vendosë nëse do të mbajë apo jo në shërbim rekrutët ekzistues transgjinorë.

Ndalimi që justifikohet me argumentin e kostos dhe problemet që transgjinorët shkaktojnë, përballet me një sfidë ligjore të aktivistëve për të drejtat e transgjinorëve.

“Kjo politikë është një shuplakë e turpshme në fytyrë për njerëzit që kanë vënë jetët e tyre në rrezik për të mbrojtur vendin tonë”, thonë aktivistët.

Nga 4 deri në 10 mijë pjesëtarë aktivë të ushtrisë dhe rezervistë besohet se janë transgjinorë.  Pasi administrata Obama njoftoi vitin e shkuar se do të lejonte transgjinorët të shërbenin hapur, shumë pjesëtarë aktivë të ushtrisë nuk u fshehën më.

Trump kishte paralajmëruar një hap të tillë muajin e kaluar. Sipas Trump, paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë nuk e kishte menduar gjatë nëse policia do të rriste efektivitetin ushtarak apo do të kishte efekte të kundërta.

Ai ndërkohë, tha se i kishte bërë Pentagonit një nder të madh duke ndaluar trupat transgjinore, duke nënvizuar se çështja ka qenë e ndërlikuar dhe konfuze për ushtrinë. Politika e erës së Obamës, përfshinte edhe mundësinë që ushtria ti ofronte ndihmë mjekësore pjesëtarëve të saj që donin të ndryshonin gjini.