Trump përplaset me ambasadoren amerikane, kjo është arsyeja

09.07.2017 22:15:06
Rusia kthehet sërish në subjektin e përplasjeve mes deklaratave të presidentit Donald Trump dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Hailey.

Ndërsa shefi i Shtëpisë së Bardhë shkruante në “Twitter” se është koha për bashkëpunim konstruktiv me Rusinë, Hailey deklaroi se Amerika nuk mund t`i besojë rusëve dhe s`ka për ta bërë kurrë.

Diplomatja e lartë i tha CNN-it se bisedimet me Moskën nuk duhet të nënkuptojnë kurrë “uljen e vigjilencës”. “Është propozuar vërtet një partneritet kibernetik, -pranoi ajo – por këtu hyn në fuqi ajo shprehja ‘kundërshtaret mbaji afër’. Ne duhet të flasim me ta, t’u themi çfarë mendojmë se duhet të ndodhe e çfarë jo dhe e prekim këtë temë diskutimi me shpresën se do të binden t`i japin fund. Por kjo nuk do të thotë se ua kemi besën. I mbajmë afër që t’i kontrollojmë më mirë”, deklaroi  Hailey, shkruan TCh.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson e ripohoi po ashtu se ndërhyrja në presidencialet e 2016-tës mbetet një pengesë për marrëdhënie më të mira me Rusinë. Në një nga mesazhet ne “Tëitter”, Trump sqaronte tha se e “kishte dhënë mendimin e tij” për ndërhyrjen në zgjedhje, duke iu referuar me sa duket pohimit te tij javës së kaluar në Varshavë kur tha se “përgjegjëse mund të ishte Rusia, ose edhe njerëz dhe vende të tjera”.