Trump sulmon Biden: Sillet çuditshëm, do kërkoj që të bëjë testin e drogës

27.08.2020 23:31:15

Donald Trump mendon se rivali i tij Joe Biden konsumon drogë.

Unë marr vesh nga këto gjëra”, tha Donald Trump, duke iu referuar lëndëve narkotike, por akuzën e lidhi me performancën e çuditshme të Joe Biden në konventën demokrate.

Biden, sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, nuk ishte fort në rregull. Sjellja e tij e ka vënë në dyshime shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Kaq shumë, sa ka vendosur të kërkojë që kandidati demokrat t`i nënshtrohet testit të drogës kur të kenë përballjen e parë televizive, që parashikohet në 29 shtator.

“ Biden praktikisht, nuk dinte çfarë fliste”, sipas Trump, që dyshon se ai mund të ketë marrë një natë përpara substance dopingu.