Trump tallet me shëndetin e Hillaryt

02.10.2016 18:36:18

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trmp, përsëri ka bërë shaka me rivalen e tij Hillary Clinton, kësaj radhe për gjendjen e saj shëndetësore.

Kandidatja e demokratëve para disa javëve ka pasur problem me rastin e hyrjes në veturë, ndërsa në media është dhënë informacioni se ishte sëmurë nga pneumonia.

“Ju keni një grua, ajo duhet të luftojë për shumë gjëra, por nuk mund t’i bëjë 15 hapa deri te vetura”, ka thënë Trump në Pensilvani. “Ajo tash pushon në shtëpi, duke u përgatitur për fjalimin e radhës, i cili do zgjas rreth 15 minuta për dy ose tri ditë”.

Trump po ashtu ka thënë se planifikon që të bëhet “edhe më i pakëndshëm” kur është fjala për Bill Clinton dhe aferat e tij në mënyrë që ta nervozojë Hillaryn.

“Ajo është e pakëndshme, por unë mund të bëhem edhe më i keq”, ka thënë Trump.