Trump: Të mbyllen hapësirat në marrëveshjen bërthamore me Iranin

12.01.2018 22:58:08

Sipas Trumpit, ky është shansi i fundit

Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi sot një marrëveshje me evropianët për të mbyllur hapësirat e tekstit të vitit 2015 mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin, në të kundërt SHBA-të do të tërhiqen nga ky angazhim ndërkombëtar.

“Ky është shansi i fundit. Në mungesë të një marrëveshje të tillë, SHBA-të nuk do të pezullojnë sërish sanksionet kundër Iranit”, paralajmëroi presidenti amerikan në një komunikatë.

“Nëse në çdo çast vlerësojmë se një marrëveshje e tillë nuk është brenda mbikëqyrjes tonë, do të tërhiqem nga marrëveshja menjëherë”, kërcënoi ai.

Nga ana tjetër, thesari amerikan vendosi sot sanksione të reja të shënjestruara kundër 14 personave apo subjekteve iraniane kryesisht për shkelje të të Drejtave të Njeriut.