Trump tha se Clinton nuk është besnike ndaj burrit të saj, Billit

03.10.2016 17:11:27

Kandidati republikan për kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka rënduar gjuhën e akuzave kundër rivales së tij demokrate, ndërsa është shprehur publikisht se Hillary mund të mos jetë një grua besnike ndaj bashkëshortit të saj, Bill Clinton.

“Për të thënë të vërtetën nuk besoj se ajo është besnike ndaj Bill-it. Në fund të fundit, pse duhet të jetë? Pse?”

“Clinton i është besnike vetëm donatorëve të saj dhe vetes”, shtoi trump.

Trump vijoi sulmin personal ndaj Clinton duke thënë se ajo duhet të jetë pas hekurave si pasojë e përdorimit të një serveri personal në shkëmbimin e email-ve shtetërore.

Akuzat e rënda ndaj Clinton, janë justifikuar nga këshilltari i Trump, Rudy Giuliani, i cili i quajti akuzat si një “lojë e barabartë” mes kandidatëve për president.

Giuliani mbështeti edhe mashtrimin e Trump me taksat duke e quajtur atë një gjeni nëse ka arritur të shmangë për 18 vite detyrimet ligjore, transmeton tvklan.

Një ditë më parë gazeta “New York Times” publikoi një dokument që vërtetonte se Trump kishte fshehur të ardhurat e kompanive të tij për 18 vite.