Trump thotë se nuk do të tërhiqet nga gara, pas komenteve të turpshme ndaj grave

08.10.2016 22:32:27

Kandidati republikan për president të ShBA-ve, Donald Trump, ka thënë se nuk do të tërhiqet nga gara pas publikimit të incizimit telefonik në mediat amerikane.

Trump ka qenë nën presion pas publikimit të një video-incizimi, në të cilën është dëgjuar duke dhënë komente të turpshme seksuale ndaj grave e cila u publikua të premten.

Ai i tha Wall Street Journal se “shanset për tu tërhequr janë zero”, duke shtuar se ka një përkrahje të pabesueshme.

Republikanët i dënuan komentet e tij në video-incizim, transmeton KosovaPress. Hillary Clinton në anën tjetër komentet e Trump i quajti “të tmerrshme”.