Trump turne në Azi për kërcënimin e Koresë së Veriut

29.09.2017 15:30:43

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump , do të udhëtojë në pesë vende aziatike në nëntor për të marrë pjesë në samitet rajonale, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Ai do të vizitojë Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut, Vietnamin, Filipinet dhe shtetin amerikan të Hawaiit në  një udhëtim 11-ditor.

“Angazhimet e presidentit do të forcojnë vendosmërinë ndërkombëtare për t’u ballafaquar me kërcënimin e Koresë së Veriut”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Koreja e Veriut ka kërcënuar kohët e fundit për shuarjen e aeroplanëve  amerikanë në rajon.