Trump zhvilloi bisedën ‘më të keqe telefonike’ me kryeministrin australian

02.02.2017 09:39:49

Presidenti i Amerikës, Donald Trump para pak ditësh ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Australisë, Malcom Turnbull.

Telefonata e cila zgjati rreth 25 minuta kishte biseda mjaft të tensionuara, madje kryeministri australian nuk e ka mohuar se Trumpi i ka thënë që kjo ishte “thirrja më e keqe deri më tani”, shkruan DailyMail.

Në një konferencë për shtyp para mediave australiane ku foli raportet me SHBA-në, Turnbull ka deklaruar se ai do të angazhohet që ta zhvillojë Australinë, transmeton lajmi.net

“Australianët më njohin mirë, unë gjithmonë do synojë ta ngris Australinë. Biznesi im është që ta mbrojë shtetin. Kurse bisedat telefonike kanë përfunduar dhe nuk duhet të diskutohet për politikat mes Australisë dhe SHBA-së”, u shpreh kryeministri i Australisë.

Trump është spekuluar se i ka thënë australianit që deri më tani ka zhvilluar biseda me 4 udhëheqës shtetesh duke e përfshirë edhe Putinin, por që kjo e fundit ishte “thirrja më e keqe deri më tani”.