Trupi i pajetë i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi arrin në Kosovë

22.08.2017 10:18:47
Para pak minutash në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ka arritur aeroplani në të cilin gjendet trupi i pajetë i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Në aeroport gjenden familja e ish-kryeministrit, ndërsa pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do ta bartin arkivolin e ish-kryeministrit Rexhepi për homazhe në Kuvendin e Kosovës.

Rexhepi ka vdekur dje në Turqi, pas një kohë qëndrimi në gjendje kome, shkruan lajmi.net

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Rexhepi do të varroset me ceremoni shtetërore.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, e gjithë ceremonia do të mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa,

Agjenda:

08:30 – Arritja e Arkivolit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”

10:00-12:00- Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Prishtinë

12:00–12:30- Mbledhje Komemorative në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë

13:30 deri në 14:45 arkivoli qëndron në shtëpi të të ndjerit, në Suhodoll)

15:00-16:00- Homazhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, në Mitrovicë

16:00- Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol

16:30 – Ceremonia e varrimit.