Trupi i pajetë i Zarife Hasanajt se bashku më kolegëte saj ushtarakë, udhetojnë nesër drejt atdheut me avion luftarak

08.05.2019 10:47:56

Vetëm pak duhej që të përmbyllnin misionin dhe të ktheheshin në atdhe. Por kolegët e kontigjentit EOD do të kthehen me trupin e pajetë të mikes së tyre, Zarife Hasanajt që humbi jetën një ditë më parë nga shpërthimi i një mine të cilën po e çmontonte në bazën ushtarake në Letoni.

Kontigjenti, pjesë e misionit të NATO-s, do të vijë në atdhe të enjten, ku efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet gjithashtu edhe nga një efektiv kanadez dhe një letonez.

Trupi i efektives Hasanaj do të transportohet me avion luftarak, do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza” me protokoll ushtarak e me pas do te dërgohet pranë familjes së saj.

Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019.

Ky kontigjent i Forcave të Armatosura u nis në Letoni në fund të dhjetorit 2018, dhe do të përmbyllte misionin në qershor.