Tryeza e LDK-së e mbyllur për publikun

25.04.2018 13:11:23

Diskutimet në tryezën e thirrur nga LDK’ja nuk do të lejohen të përcjellën nga mediet.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit e më pastaj secili nga pjesëmarrësit mund të japin deklarata pas tryezës.

LDK e ka ftuar këtë tryezë me qëllim që të diskutohet për situatën politike dhe mundësinë e caktimit të datës së zgjedhjeve të reja.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar të gjitha partitë politike përveç PDK’së dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur.