Turisti bëhet azilant gabimisht (Foto)

08.08.2016 22:05:13

Një turist kinez i ka kaluar afër dy javë në një hostel emigrantësh në Gjermani, pasi gabimisht ka aplikuar për azil, kur në fakt vetëm donte të raportonte një vjedhje, raporton BBC.

Mediat gjermane, shkruajnë se turisti 31 vjeçar që nuk fliste as anglisht e as gjermanisht, i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe shenjat e tij të gishtërinjve janë marrë.

Një punonjës i Kryqit të Kuq, ka zbuluar se kuleta e tij ishte vjedhur në qytetin Shtutgard. Mirëpo në vend se të shkonte në polici, ai është regjistruar si emigrant.

Një folës i gjuhës mandarine, e ka zgjidhur misterin.

Përkthyesi ishte gjetur në një restorant kinez afër hostelit të emigrantëve ku turisti po rrinte. Në këtë hostel, ai është trajtuar si emigrant, i është ofruar ushqim e i janë dhënë para.