Turpërohet Interi, mundet nga Totenhemi 6-1

05.08.2016 20:14:17

Një tjetër përfaqësim me humbje dhe për më tepër me një humbje të thellë për Interin. Në Oslo, në ndeshjen miqësore kundër Totenhemit, “zikaltërit” u mundën 6-1. Në formacionin zyrtar ishte edhe Mauro Ikardi, por kjo nuk ka mjaftuar për të evituar dështimin.

Gjithashtu, loja e Ansaldit dhe Banegës nuk u ka bërë ballë sulmeve të Lamelës, Alli, Eriksen dhe Kanes.

Goli i Ivan Perishiç, në minutën e 24-të, ishte shumë pak për italianët.