Të paktën 4 persona humbën jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur, kur një autobus doli nga rruga në Cildir, pranë qytetit lindor turk Ardahan.
Katër persona, përfshirë edhe shoferin humbën jetën si pasojë e aksidentit ndërsa 22 të tjerë u plagosën.
Udhëtarët e lënduar nga autobusi u tërhoqën nga ekipet e AFAD-it turk dhe pjesëtarët e xhandarmërisë, pas së cilës u transferuan në spital.
Gjithashtu bëhet e ditur se 5 nga të lënduarit janë në gjendje kritike.