Turqi: Urdhër për arrestimin e 84 akademikëve

19.08.2016 11:35:38

Prokurorët turk kanë lëshuar urdhër-arrest për 84 akademikë mbi dyshim për lidhje të mundshme me “predikuesin” Abdullah Gulen, i cili është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Policia ka nisur një operacion në 17 provinca, duke përfshirë Anadolin qëndrorë, e cila është qendra e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, raporton agjencia e lajmeve Doga.

Deri tani janë arrestuar 29 prej tyre teksa të arrestuarit janë kryesisht akademikë në Universitetin Selçuk, duke përfshirë edhe ish-rektorin e universitetit Haki Gokbela.

Ndërsa këtë javë janë arrestuar më shumë se 40 mijë shërbyes civilë, nga të cilët 20.335 janë ndaluar.