“Turqia dhe ambiciet neo-osmane në Ballkan”

18.04.2017 15:34:19
Fitorja e Erdoganit në referendumin e së dielës, ka nxitur shumë reagime të cilat po vëjnë dilema për mënyrën se cili do të jetë qëndrimi i presidentit turk tash e tutje në Ballkanin Perëndimor.

Analistët e Bosnjës dhe Hercegovinës vlerësojnë se nuk do të ketë ndryshime radikale në politikën e Erdoganit në Gadishullin Ballkanik.

Diplomati dhe gazetari me përvojë në Bosnje, Zlatko Dizdareviq ka thënë për Radio Evropa e Lirë të këtij shteti, se boshnjakët nuk duhet të festojnë me flamurat turq në rrugë pasi askund në botë nuk ndodhë diçka e tillë.

“Ju nuk mund të ecni në rrugë me flamujt e shteteve të huaja dhe të festoni. Kështu nuk ka askund në botë. Edhe pse kjo ëshët një çështje teknike, ne kemi qëndrim të varfër ndaj Turqisë”, ka thënë Dizdareviq.

Ai ka shtuar se lëvizjet e ardhshme të presidentit turk nuk do të mund t’i kontrollë as Evropa, por as SHBA, Rusia dhe Bashkimi Evropian. Sipas tij shteti turk është ushtria e dytë më e fortë në NATO dhe ka kapacitete të mëdha.

Kurse profesori në fakultetin e filozofisë në Sarajevë, Enver Kazzazi ka thënë se entuziazmi pas fitores në Erdoganit prodhon një nacionalizëm ashtu siç sipas tij është edhe në Turqi.

“Një politikë e tillë si ajo e Turqisë nuk mund të zbatohet në Bosne dhe Hercegovinë pasi është një shtet kompleks dhe që varet nga marrëdhëneit nëdretnike. Kështu mbështetja ndaj fitores së Erdoganit është një gabim, ka thënë ai.

Nga një analizë e REF për shtetet e Ballkanit del se në këto shtete ka pasur investime të mëdha nga Turqia në Ballkan. Këtu përmenden të dhënat e Entit të Statistikave të Turqisë, ku del se Turqia ka rritur investimet në masë të madhe në shtetin serb.

Përderisa në vitin 2011 kishte mbi 421 milionë euro investime, në vitin 2015 kjo shifër ka shkuar në 745 milionë.

Shteti turk ka investuar edhe në Kosovë. Nga viti 2004 deri në vitin 2014 Turqia ka investuar 360 milionë euro, ose 12% të totalit të investimeve të huaja në shtetin e Kosovës.

Në Bosnjë turqit kanë investuar mbi 150 milionë euro, kurse në Mal të Zi vlen të theksohet investimi në Nikshiq për prodhimin e çelikut dhe investimet në qendrën tregtare në Podgoricë.

Turqia gjithashtu është në mesin e partnerëve më të afërt të Maqedonisë dhe Kroacisë, si për investime ashtu edhe për raportet bilaterale.