Turqia dhe Erdogani: Ja ku vjen dhe kalifati i vërtetë

24.07.2016 13:27:24

Nëse liderët e sotëm perëndimore zotërojnë një tipar të përgjithshëm, ai është pikërisht gjenialiteti për t’u vetëmashtruar. Duke këmbëngulur që terrori islamist nuk ka të bëjë me Islamin, apo se feja nuk ka ndikim strategjik, apo se të gjitha qëniet njerëzore duan lirinë dhe demokracinë, arrin të deklarosh se tavani është dyshemeje, e djathta është e majtë dhe se nata është ditë, thotë Ralph Peters, analist i TV Fox News.

Në fakt mesnata po mbërrin për miliona njerëz në Turqi, edhe pse ne insistojmë që një elektrik dore është dielli.

Vitet e fundit, shumë amerikanë kanë dëgjuar termin “kalifat”, ose më saktësisht për herë të parë e kanë dëgjuar të artikulohet më shpesh në momentin kur ISIS deklaroi se në territoret e pushtuara në Irak dhe Siri, ka rithemeluar kalifatin. Për ne, “kalifati” tingëllon thjesht si një emër për një dhomë të madhe torture. Por, për qindra e miliona myslimanë, pjesa dërrmuese e të cilëve nuk kanë asnjë lidhje me ISIS, kalifati është i lidhur ngusht me një periudhë të artë të humbur dhe shumë romantike, periudhë kur kalifi, i cili ishte edhe sulltani turk, njëkohësisht ishte dhe autoriteti shpirtëror i të gjithë muslimanëve anëkënd botës.