Turqia do e përkrah ushtrinë amerikane nëse ndërhynë në Siri

06.04.2017 19:45:45

Nëse Uashingtoni vendos të nis një operacion ushtarak në Siri, Turqia do të mbështes këtë lëvizje, ka thënë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Gjatë ditës CNN raportoi se presidenti amerikan, Donald Trump ka në plan të ndërhyjë në Siri, pas sulmit kimik në Idlib

Mediumi nuk ka specifikuar se cilat saktësisht do të jenë veprimet ushtarake që presidenti amerikan po shqyrton.

Opozita siriane pretendon se forcat e presidentit bashar al-Assad kanë përdorur gaz kimik në njerëz në provincës veriperëndimore, duke vrarë rreth 80 persona dhe plagosur 200 të tjerë.

Assad ka thënë se qeveria e tij nuk posedon armë kimike pasi ka rënë dakord që ato të shkatërrohen ne vitin 2013. Gjithashtu ai nuk pranoi se ka përdorur kimikate të tilla ndaj popullit të vet.

Trump ka thënë se sulmi në Idlib nuk mund të tolerohet dhe i ka kaluar të gjitha linjat, duke shtuar se qëndrimi i tij ndaj Asadit ka ndryshuar.

Ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se duhet të hetohet se kush e ka sulmuar popullin sirian përpara se të bëhet ndonjë akuzë.