Tymi dhe flaka kanë mbuluar një pjesë të Los Angelosit përderisa 20 mijë hektarë me drunj dhe tokë bujqësore janë djegur, jashtë kontrollit në pjesën veriore të qytetit, duke detyruar mbi 1 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan “Daily Mail”.

Zjarri i nisur nga nxehtësia e madhe dhe i ndihmuar nga era, nisi në Santa Clarita.

Më shumë se 20 mijë hektarë toke janë shkatërruar.

Mbi 900 zjarrfikës janë duke “luftuar” me zjarrin.

Autoritetet thonë se trupi i një personi të vdekur është gjetur në mesin e tymit.

Ndërkohë qindra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.