U aftësua rruga deri te vendvrasja e atë Shtjefën Gjeçovit

05.10.2016 17:39:44

Nikollë Kërhanaj

Zym, 4 tetor 2016
Pas vrasjes së Gjeçovit, në Rrezinë të vreshtave të Zymit, vendin e vrasjes, sipas traditës, e ruajtën hasjanët, ku secili kalimtar e hudhte nga një guralec për ta përkujtuar e përtrirë vend-vrasjen e prelatit – Martir Shtjefën Gjeçovit. Në këtë mënyrë u formua “Leria e Gurëve” në pamje të varrit që gjendej në mes të rrugës e cila kalonte në të krahët e prelatit të kombit.
Në vitët 1969/70 iu vu një shenj-simbilik betoni me mbishkrimin e tij nga Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore në Prizren.Këto ditë, u hap trasea e rrugës, u shtrua me gurë të shtypur dhe u ngesh me cilindër ku u krijuan kushtet për të shkuar edhe me makina deri te vendvrasja e At Shtjefën Gjeçovit. Së shpejti pritet të ngitet edhe një mini-obeliskë simbolike për ta pasuruar hartën e pikave kyçe të historisë së vendit dhe të kultit. Dëshirë e përgjithëshme është që për çdo vjet. në Javën e Gjeçovit, të sjellim diçka të re, të rëndësishme e të dëshirueshme për vendin./fokusi.org