U akuzua se rrahu libanezin, por gjykata e lë në burg për hashash

17.09.2016 15:16:53

U arrestuar për dhunën ndaj biznesmenit libanez, Faad Mitri, por Gjykata e la në burg Skënder Krajën, për trafik të lëndëve narkotike.

Organi i kazus nuk ka mundur që të gjejë prova se Kraja ka qenë i përfshirë në rrahjen e biznesmenit, ngjarje e ndodhur më 10 shtator të 2016, në aksin rrugorë, Kashar–Rinas.

Personit në fjalë, i është gjetur në banesë 35 gram hashash, ndërkohë që Kraja u arrestua më 15 shtator 2016  dhe policia deklaroi se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ishte përfshirë në përplasjen e mjeteve i cili degradoi në konflikt fizik.