Hapjen e shkollëse bëri Lavon Bajrami, përfaqësues i AUK-ut.Pas tij, me një fjalë rasti u paraqit ministri i Diasporës, Valon Murati.
Pasi ipërshëndeti nxënësit pjesëmarrës të këtij aktiviteti, ministri Murati tha: “Hapja e shkollës verore për të rinjtë nga diaspora është vazhdimësi e programeve tona për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, por edhe për shoqërimin e tyre me nxënës nga Kosova e Shqipëria”.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë i Shqipërisë, Blendi Klosi, i cili të pranishmëve iu drejtua me fjalët: “Nga të dyja qeveritë, diaspora shqiptare konsiderohet një dhe e bashkuar! Andaj, së bashku me ministrin Murati jemi duke hartuar dhe duke zbatuar programe të përbashkëta për diasporën, kryesisht për të rinjtë tanë nëpër botë”.
Kampi/shkolla verore do të vazhdojë deri më 8 gusht, me aktivitete mësimore dhe vizita nëinstitucione kulturore e arsimore nëKosovë e Shqipëri.