U zhvillua takimi i ministrit Hoti me Shoqatën e Artarëve dhe Zejtarëve të Prizrenit

06.08.2016 20:54:37

Në Prizren është zhvilluar takimi ndërmjet ministrit të Financave, z. Hoti me Shoqatën e Artarëve dhe Zejtarëve të Prizrenit. Detaje rreth këtij takimi ka dhënë vetë ministri Hoti nëpërmjet një postimi në facebook, e në të cilin ka theksuar diskutimet dhe informimi për bazën ligjore dhe nënligjore me të cilat është “krijuar mundesine e lirimit nga tatimi doganor ne import te artit te paperpunuar dhe gjithashtu te lirimit nga TVSh te arit te paperpunuar”.

13814049_1226669384061080_7103185966943673460_n

Të plotë postimin e ministrit të Financave, z. Avdullah Hoti mund ta lexoni më poshtë:

“Sot u takuam ne Prizren me Shoqaten e Artareve dhe Zejtareve te Prizrenit.

Ky sektor i ekonomise eshte me shume rendesi per Qeverine. Jane 534 biznese te zejtarise dhe artareve, qe punesojne rreth 1500 punetore ne mbare Kosoven.

Ne kete takim diskutuam per Udhezimin Administrativ 05/2016 per Skemen e Veçante per Arin e Investueshem dhe Udhëzimin Administrativ 07/2016 per Arin e Investueshem si dhe per politikat fiskale per artaret dhe zejtaret ne veçanti.

Me keto dy udhezime kemi krijuar mundesine e lirimit nga tatimi doganor ne import te artit te paperpunuar dhe gjithashtu te lirimit nga TVSh te arit te paperpunuar. Kjo mundeson legalizimin e ketij sektori te rendesishem per ekonomine.

Ne te ardhmen do te punojme per te siguruar cilesine e arit, duke hequr vulosjen por duke aplikuar metodat me bashkekohore te kontrollit te cilesise se arit.

Gjithashtu do te punojme ne krijimin e bazes ligjore qe bankat komerciale te ofrojne mundesine e depozitimit te arit ne safe box, sic eshte ne vendet e zhvilluara. Do te nxisim bankat te involvohen ne shitblerjen e arit.”