Uashingtoni dhe Londra negociojnë një marrëveshje të rëndësishme tregtare

25.07.2017 23:56:09

Trump ka njoftuar se SHBA-ja po punon për një marrëveshje tregtare

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka njoftuar se SHBA-ja po punon për një marrëveshje tregtare, potencialisht shumë e rëndësishme dhe premtuese me Britaninë e Madhe.

“Ne po punojmë për një marrëveshje tregtare shumë të rëndësishme me Britaninë e Madhe. Do të jetë shumë e rëndësishme dhe premtuese. Vende Pune! Bashkimi Evropian është shumë proteksionist me SHBA-të. STOP!”, theksoi sot presidenti amerikan në një mesazh në rrjetin social Twitter.

Sekretari britanik i Tregtisë Ndërkombëtare, Liam Fox ndodhet në një vizitë në Uashington ku dje mbajti një fjalim për marrëdhëniet tregtare me SHBA-të në kuadër të Brexit.

Ai u takua me përfaqësuesin special për Tregtinë e Jashtme amerikane (USTR) Robert Lighthizer.