Oleksandr Aleksandroviq ambasador i Ukrainës në Beograd ka adresuar shumë kritika e akuza kundër Serbisë dhe bashkëpunimit të saj me Rusinë.
Sipas tij Rusia po merr pjesë aktive në destabilizimin e Ballkanit, e cila aktivisht merr pjesë në kthimin e serbëve kosovarë kundër shqiptarëve kosovarë për ti ngritur tensionet ndëretnike, transmeton Indeksonline.
“Rusia trajnon mercenarët serbë për të vrarë ukrainas. Rusia ka shfrytëzuar ekstremistë serbë për të kryer grusht shtetin në Mal të Zi. Rusia nxit separatizmin në Republikën Serbe. Rusia shfrytëzon faktorin serb për ta destabilizuar Maqedoninë. Rusia aktivisht merr pjesë në kthimin e serbëve kosovarë kundër shqiptarëve kosovarë. Rusia i shet aeroplanë Serbisë për të shkaktuar tensione me Kroacinë”, ka thënë ai.
Aleksandroviq ka thënë se rreth 300 serbë aktualisht luftojnë në Ukrainë.
“Çfarë ju kemi bërë ne ukrainasit?”, ka pyetur ambasadori ukrainas në birn të Beogradit duke folur për mercenarët serbë që luftojnë në anën e rusëve kundër Ukrainës dhe ka shtuar se Kievi zyrtar e tashmë e ka publikuar identitetin e disa serbëve që luftojnë në ushtrinë mercenare të Putinit.
S. Morina








































