Ullmar Qvick: ” Kush e ka mik shqiptarin, nuk është i humbur”

27.11.2016 11:49:40

Miku i shqiptarëve, Ullmar Qvick ka marr pjesë me shqiptarët në festën e organizuar në Norrkoping të Suedisë. Këtë e ka përshkruar në një postim në facebook, në të cilin ka përshkruar edhe një moment në fundin e viteve ’40 të sheullit të kaluar, kur për herë të parë si 15 vjeçar kishte lexuar një artikull për Shqipërinë në një revistë.

Ky është postimi i ploë i Ullmar Quick:

“FESTA SHQIPTARE në Norrköping
Kam qenë 15 vjec, në fund të viteve 1940, duke pritur te dentisti. Në dhomën e pritjes gjeta një revistë, “Jorden runt” – Rreth Botës – me artikuj nga shumë vende. U habita dhe u gëzova kur gjeta një artikull për Shqipërinë, një udhërrëfim nga koha e mbretit Zog. Dhe lexova: “Shqiptari ka një ligj gojor, Kanunin, dhe në të thuhet: “Shpija asht i mikut e Zotit”
´Dhe dje kam qenë mik në festën e shqiptarëve, me bashkëshortën time Samka¨. Restauranti u shnderrua në Shtëpinë e Shqiptarit për atë mbrëmje….
Festë e bukur, si gjithmonë! ´Takime me shumë miq të vjetër, edhe biseda të këndshme me miq të rinj, fëmijtë e zbukurojnë festën, gëzime dhe valle—- Edhe unë u bashkova në vallet, për herë të parë!  Sa mirë, sikur këndon zemra! Muzika, me këngëtaren e njohur Majlinda Kryeziu, e shkëlqyeshme!
Falenderimet e mia drejtohen në plan të parë miqve të vjetër Fahredin Berisha dhe Shkëlzen ‘Xeni’ Behrami, të cilët na rrethojnë me vëmendje dhe bujari shqiptare! Ishte mbrëmje e paharrueshme….. “Kush e ka mik shqiptarin, nuk është i humbur”.”

P. S:

Miku i madh i shqiptarëve, Ullmar Qvick, pasi ka lexuar publikimin që fokusi.org i ka bërë postimit të tij në facebook, është treguar shumë i kujdesshëm dhe ka dërguar një sqarim shtesë, sipas të cili nuk ka qenë njohja e tij me Shqipërinë, në moshën 15 vjeçare, por në moshën 9 vejçare. Për shkak se ishin sqarime të vyera, dhe që hedhin dritë më shumë mbi zanafillën e respaktit dhe të dashurisë që z. Qvick ka për shqiptarët dhe për gjuhën shqipe, po e publikojmë këtu:

“Lexova për herë të parë për shqiptarët që në vitin 1943, në moshën 9-vjecare. Revista e përjavshme “Folket i bild” kishtë një forum për filatelinë, dhe atje u botua një shkrim për Skendërbeun, me një rrëfim për jetën e tij dhe për pullën postare nga viti 1913 me portretin e tij. Dhe menjëherë mu lind një kurreshjte për këtë vend… por përshtypjet e para kanë luajtur rol më vonë, sepse mora kontakt me Radio-Tiranën ne fund të vitit 1948 dhe pak më vonë me Radio Shkodrën. Dëgjim të vështirë, por dëshira është faktor vendimtar!

  U cuditën në Shqipëri se si një djalosh si unë në Suedi u interesua për ¨Shqipërinë
 Ndikimi i forcave hyjnore??”/fokusi.org